MAQEDONIA

Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve, ja çfarë ndryshon në pompat e benzinës

Kosova.Today ·

Nga mesnata e 2 nëntorit, karburantet në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime të reja, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) për rritjen e çmimeve. Sipas vendimit, benzina shtrenjtohet për 2 denarë për litër, ndërsa...

Nga mesnata e 2 nëntorit, karburantet në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime të reja, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) për rritjen e çmimeve.

Sipas vendimit, benzina shtrenjtohet për 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1 denar. Rritja mesatare e çmimeve me pakicë është 1,55 për qind.

Me çmimet e reja maksimale, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 93 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të arrijë në 95 denarë, ndërsa EURODIZEL do të shitet me çmim prej 100 denarësh për litër.

Ndërkohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar, në 110 denarë për litër. Mazuti shtrenjtohet për 1,30 denarë dhe do të kushtojë 55,573 denarë për kilogram.

Nga KRRE bëjnë të ditur se gjatë përcaktimit të çmimeve janë marrë parasysh lëvizjet e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, si dhe kursi i këmbimit të dollarit.

KRRE thekson se bëhet fjalë për çmime maksimale, që u mundësojnë kompanive të tregtojnë karburantet edhe me çmime më të ulëta.

The post Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve, ja çfarë ndryshon në pompat e benzinës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!

09.11.2026

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

08.11.2026

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

09.11.2026