MAQEDONIA

Mexhiti: Kontratat e përkohshme nuk do të jenë më mjet shantazhi partiak

Kosova.Today ·

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se deputetët e VLEN-it kanë propozuar një projektligj që synon zgjidhjen e statusit të mijëra të punësuarve në administratën publike me kontrata të përkohshme. Mexhiti thekson se qëllimi...

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se deputetët e VLEN-it kanë propozuar një projektligj që synon zgjidhjen e statusit të mijëra të punësuarve në administratën publike me kontrata të përkohshme.

Mexhiti thekson se qëllimi i propozimit është që të punësuarit që i plotësojnë kushtet ligjore të pajisen me vendime për marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, duke u siguruar më shumë stabilitet në punë dhe mbrojtje nga presionet politike.

“Vendi i punës nuk është privilegj partiak dhe paga nuk është shpërblim për bindje politike. Askush nuk duhet të jetojë me frikën se puna dhe të ardhurat e familjes së tij varen nga vullneti i një partie”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se nëpunësit e administratës nuk duhet të trajtohen si vota në shërbim të partive politike, ndërsa kontratat e punës nuk duhet të përdoren si instrument presioni.

Mexhiti ka rikujtuar edhe angazhimin për zgjidhjen e statusit të të punësuarve në shëndetësi, duke u zotuar se VLEN-i do të angazhohet për miratimin dhe zbatimin e projektligjit të propozuar.

“Politika e VLEN-it zgjidh probleme. Për punë të sigurt, nëpunës me dinjitet dhe qytetarë të lirë nga presioni partiak”, ka përfunduar Mexhiti. përcjell Zhurnal.mk .


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune, jo si BDI ti shantazhoj

10.11.2026

Nga Drugova e Kërçovës në udhëheqjen politike shqiptare në Maqedoni

08.11.2026

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

08.11.2026