MAQEDONIA

Mexhiti pret në takim ambasadorin e ri turk në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktash

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktaş, përcjell TV21. Përmes një njoftimi, Mexhiti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet mes...

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktaş, përcjell TV21. Përmes një njoftimi, Mexhiti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat i karakterizojnë lidhjet e hershme kulturore dhe bashkëpunimi institucional.

Ai shprehu vlerësimin për kontributin e institucioneve turke në vend dhe tha se pret që gjatë mandatit të ambasadorit të ri të thellohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy shteteve. Mexhiti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe i uroi sukses në misionin e tij diplomatik.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

10.11.2026

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026

Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhit

09.11.2026

ASH kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip në tërësi

09.11.2026