MAQEDONIA

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam për mbajtjen e një takimi të liderëve të koalicionit dhe u dakorduam që një takim i tillë të...

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21.

“Ne diskutuam për mbajtjen e një takimi të liderëve të koalicionit dhe u dakorduam që një takim i tillë të organizohet brenda muajit dhjetor”, deklaroi Mickoski.

I pyetur nëse koalicioni VLEN do të marrë më pak pozicione në ekzekutiv në rikonstruimin e eshalonit të dytë dhe të tretë të qeverisë pas zgjedhjeve në Bërvenicë, Mickoski tha se kjo nuk ndikon në marrëveshjen që kanë me VLEN.

“Në jetë me rëndësi është fjala e dhënë, dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se fjala e dhënë. Fjala ju bën që ta ruani fytyrën tuaj, ose e keni, ose nuk e keni, nuk ka këtu kompromis me këta punë. Unë në parim si njeri, kur të merrem vesh dhe kur e jap fjalën, e mbaj fjalën. Nuk ka lëvizje majtas djathtas. Fjala është dhënë që deri më vitin 2028, kur të jenë zgjedhjet e rregullta parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski thotë se deri në fund të muajit pritet të përfundojë rikonstruimi.

“Unë thash gjatë tetorit, por për shkak të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur, me siguri gjatë nëntorit. Ne kemi pasur bisedë me liderët e VLEN, dhe kemi vendosur që pasi kemi definuar disa pozicione që janë me rëndësi për shtetin, në periudhën në vijim, në komisione kadrovike të partive, të kristalizohen këta propozime”, u shpreh ai.

Në koment ndaj deklaratave të kryetarit të ZNAM, Makims Dimitrievski, i cili tha se mund të largohet nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës jepet në gjuhën shqipe, Mikcoski tha se vendimi i takon Dimitrievskit, por ritheksoi se qeveria është stabile.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore

12.11.2026

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua?

13.11.2026

Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune

12.11.2026