MAQEDONIA

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua?

Kosova.Today ·

Krerët e VLEN-it mbrëmë zhvilluan një takim të rregullt me kryeministrin, në kuadër të takimeve që mbahen çdo dy javë mes liderëve të koalicionit dhe partnerit qeveritar. Ky takim ishte një përpjekje për të rikonfirmuar stabilitetin e...

Krerët e VLEN-it mbrëmë zhvilluan një takim të rregullt me kryeministrin, në kuadër të takimeve që mbahen çdo dy javë mes liderëve të koalicionit dhe partnerit qeveritar.

Ky takim ishte një përpjekje për të rikonfirmuar stabilitetin e shumicës qeverisëse dhe ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë.

Blerim Sejdiu nga VLEN theksoi se do ketë edhe takime tjera ku do të diskutohen edhe tema të tjera aktuale.

Sejdiu theksoi se në vend po ndodhin raste dhe tensione që, sipas tij, janë pasojë e vendimeve të gabuara të qeverive të mëparshme. Ai shtoi se deputetët do të jenë të pranishëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të shqiptarëve.

Mickoski sot e deklaroi takimin si pjesë të rutinës së punës, dhe se ai konfirmoi se në rendin e ditës do të jenë ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të drejtimit të institucioneve shtetërore.

Kreu i ekzekutivit hodhi poshtë çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.(INA)

The post Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua? appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Saranda Imeri Stafai: AKI, Levica dhe LSDM u koordinuan për të bllokuar ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë

12.11.2026

Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” përmes politikës, nëntokës dhe bankave

11.11.2026

Arrestohet 49-vjeçari, policia sekuestron drogë

11.11.2026

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua…?

12.11.2026