MAQEDONIA

Mickoski: Raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian është më i mirë se i vitit të kaluar, ka përparim të ndjeshëm në reforma

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar se raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane është më i mirë në krahasim me atë të vitit të kaluar. Sipas tij, Komisioni Evropian ka...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar se raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane është më i mirë në krahasim me atë të vitit të kaluar.

Sipas tij, Komisioni Evropian ka konstatuar përparim të ndjeshëm në zbatimin e agjendës së reformave, ndërsa vendi është ndër shtetet me rezultatet më të mira në kuadër të Instrumentit Evropian për Reforma dhe Rritje.

Në fjalimin e tij pas publikimit të raportit, Mickoski u drejtoi falënderime Komisionit Evropian për mbështetjen e proceseve reformuese, si dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, për bashkëpunimin dhe dialogun e hapur.
“Kemi një raport më të mirë se vitin e kaluar. Komisioni Evropian konstaton përparim të ndjeshëm në zbatimin e agjendës sonë të reformave dhe na radhit ndër vendet me rezultatet më të mira në kuadër të Instrumentit Evropian për Reforma dhe Rritje”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se mbështetja nga institucionet evropiane është e rëndësishme për vazhdimin e përpjekjeve reformuese dhe për përparimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, kryeministri shprehu falënderim për ambasadorin evropian për bashkëpunimin konstruktiv lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të shtetit.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026

Në mesnatë, një nga uljet më të mëdha të çmimit të benzinës dhe dizelit

09.11.2026

MEPSO ndan 15 bursa për studentët, Latifi: Synojmë që talentet e rinj t’i bëhen pjesë ekipit tonë

09.11.2026