MAQEDONIA

MEPSO ndan 15 bursa për studentët, Latifi: Synojmë që talentet e rinj t’i bëhen pjesë ekipit tonë

Kosova.Today ·

Drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi, ka njoftuar ndarjen e 15 bursave për studentët për vitin akademik 2026/2027, të dedikuara për studentë nga pesë universitete dhe fakultete në vend. Sipas njoftimit të Latifit, do të ndahen nga tri bursa...

Drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi, ka njoftuar ndarjen e 15 bursave për studentët për vitin akademik 2026/2027, të dedikuara për studentë nga pesë universitete dhe fakultete në vend.

Sipas njoftimit të Latifit, do të ndahen nga tri bursa për Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup, Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Universitetin e Tetovës, Fakultetin Teknik në Manastir dhe Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit në Shkup.

Secila bursë do të ketë vlerën prej 12.000 denarësh në muaj, me qëllim të mbështetjes financiare të studentëve dhe avancimit të tyre akademik e profesional.

Latifi thekson se iniciativa nuk ka për qëllim vetëm mbështetjen financiare, por edhe identifikimin e studentëve të suksesshëm dhe krijimin e mundësive që ata në të ardhmen t’i bashkohen ekipit të MEPSO-s.

“Dëshirojmë të identifikojmë studentët më të mirë dhe më të motivuar, të investojmë në potencialin e tyre dhe të krijojmë mundësi që në të ardhmen ata t’i bashkohen ekipit të MEPSO-s dhe të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit energjetik”, ka shkruar Latifi.

Ai ka vlerësuar se investimi në dije dhe në gjeneratat e reja është garanci për një sektor energjetik më të fuqishëm në të ardhmen.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

08.11.2026

Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032

08.11.2026

Nikolloski: Reformat për BE në fokus, po investojmë në autostrada, hekurudha dhe komunikime

07.11.2026

Nga sot formularë dhe kode të reja për pagesa, ja çfarë ndryshon për qytetarët

09.11.2026