MAQEDONIA

EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas

Kosova.Today ·

Mbi 14 miliardë denarë kredi janë miratuar për investime dhe zhvillim të kompanive private në Maqedoninë e Veriut. Me kredi të favorshme, bizneset kanë financuar ndërtimin e objekteve, blerjen e pajisjeve dhe kalimin në burime të ripërtëritshme...

Mbi 14 miliardë denarë kredi janë miratuar për investime dhe zhvillim të kompanive private në Maqedoninë e Veriut. Me kredi të favorshme, bizneset kanë financuar ndërtimin e objekteve, blerjen e pajisjeve dhe kalimin në burime të ripërtëritshme të energjisë.

Sipas Entit Shtetëror të Revizionit, deri në shkurt të vitit 2026 janë miratuar 767 projekte me vlerë prej rreth 14,3 miliardë denarësh, përmes një linje kreditore prej 250 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe e mjeteve, 44%, është orientuar drejt prodhimit vendas, ndërsa 25% janë shfrytëzuar nga sektori i tregtisë dhe 10% nga transporti.

Sa u përket investimeve, 46% e mjeteve janë përdorur për objekte ndërtimore, 39% për pajisje moderne dhe 11% për kalimin në energji të ripërtëritshme.

Kreditë ofrohen me normë fikse interesi prej 1,95%, afat kthimi deri në 15 vjet dhe periudhë grejs deri në tre vjet. Kompanitë duhet të sigurojnë edhe pjesëmarrje vetanake prej të paktën 20% të vlerës së investimit.

Revizioni konstatoi se aktivitetet e Bankës Zhvillimore lidhur me menaxhimin e mjeteve janë në përputhje me kornizën përkatëse ligjore dhe kontraktuale.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adnan Azizi “ia ul veshët” Dimitrievskit: Pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i

08.11.2026

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

09.11.2026

Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

08.11.2026

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

08.11.2026