MAQEDONIA

Mimoza Musa: Investimet dhe projektet konkrete po ndryshojnë Bogovinën, mbështetja institucionale do të vazhdojë

Kosova.Today ·

Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka vizituar Komunën e Bogovinës, së bashku me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si dhe funksionarë, ministra, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve. Gjatë vizitës,...

Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka vizituar Komunën e Bogovinës, së bashku me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si dhe funksionarë, ministra, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve.

Gjatë vizitës, delegacioni është njohur nga afër me projektet dhe investimet që po realizohen në këtë komunë, përfshirë përurimin e rrugëve në Pirok dhe Kallnik, punimet në sallat sportive, investimet në arsim dhe projektet infrastrukturore.

„Përurimi i rrugëve në Pirok dhe Kallnik, punimet në sallat sportive, investimet në arsim dhe projektet infrastrukturore dëshmojnë përkushtimin për zhvillimin e Bogovinës. Mbështetja institucionale dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë, me synimin që çdo vendbanim të ketë kushte më të mira dhe perspektivë më të zhvilluar“, ka deklaruar Mimoza Musa.

Në fund, Musa ka uruar kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, dhe ekipin e tij për punën dhe angazhimin.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ndërron jetë profesori dhe kirurgu i njohur torakal nga Shkupi, Zoran Spirovski

08.11.2026

MEPSO ndan 15 bursa për studentët, Latifi: Synojmë që talentet e rinj t’i bëhen pjesë ekipit tonë

09.11.2026

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026

Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhit

09.11.2026