JETA

Ministri i njohur gjendet pa shenja jete në një hotel në Berlin

Kosova.Today ·

Ministri i Ekonomisë i Bavarisë dhe njëherësh zëvendëskryeministri i këtij landi gjerman, Hubert Aiwanger, është gjetur i vdekur në një hotel në Berlin, në moshën 55-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga disa media gjermane, të cilat raportojnë...

Ministri i Ekonomisë i Bavarisë dhe njëherësh zëvendëskryeministri i këtij landi gjerman, Hubert Aiwanger, është gjetur i vdekur në një hotel në Berlin, në moshën 55-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga disa media gjermane, të cilat raportojnë se vdekja e tij është bërë e ditur nga burime të qeverisë bavareze dhe autoritetet policore në Berlin.

Sipas gazetës gjermane Bild, Aiwanger ishte planifikuar të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrës së partisë së tij, “Freie Wähler”, në kryeqytetin gjerman, por nuk ishte paraqitur në këtë aktivitet.

Politikani kishte njoftuar paraprakisht se nuk ndihej mirë dhe kishte munguar në ngjarje për arsye shëndetësore. Ai ishte zëvendësuar nga një koleg i partisë, ndërsa më vonë ishte gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit në lagjen Mitte të Berlinit.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Berlinit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota për rrethanat dhe shkakun e saj.

Aiwanger ishte kryetar i partisë “Freie Wähler” dhe një nga figurat kryesore të politikës bavareze. Ai mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe atë të zëvendëskryeministrit të Bavarisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Neuchâtel synon zgjerimin e pilot-projektit për shkollimin gjatë gjithë ditës

10.11.2026

Sigurimet e veturave në Zvicër pritet të shtrenjtohen sërish në vitin 2027

08.11.2026

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

08.11.2026

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026