SHOWBIZ

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kosova.Today ·

Këngëtari dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK. Siç raporton A2 CNN, ai hyri në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraditen e së premtes, por detaje...

Këngëtari dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK.

Siç raporton A2 CNN, ai hyri në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraditen e së premtes, por detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Bazuar në raportimin e tyre, këngëtari u paraqit i vetëm në SPAK, pa prezencën e avokatit.

Në anën tjetër, Vox Albania publikoi edhe disa pamje që duket se tregojnë Gjebrean duke hyrë në strukturat e SPAK-ut

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar moderatorin dhe producentin e njohur Ardit Gjebrea të paraqitet në ambientet e SPAK-ut.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar lidhur me çështjen për të cilën ai u paraqit aty.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kapet “mat” në Prishtinë aktorja e famshme turke, dora e Butrint Imerit ia “mbyll” sytë

31.10.2026

Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn

27.10.2026

Laert Vasili shpërthen ndaj Adi Hilës: Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?

07.11.2026

Lejla: Me një pagë mesatare, nuk kisha mujt me mbijetu

08.11.2026