JETA

Mourinho: Qëllimi është të fitojmë tituj, jo vetëm një ndeshje kundër Barcelonës

Kosova.Today ·

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar nivelin e pjekurisë së ekipit për zhvendosjen e shpejtë të fokusit drejt ndeshjes kundër Racing Santander pas fitores në El Clasico, duke theksuar dëshirën për të fituar më shumë tituj këtë...

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar nivelin e pjekurisë së ekipit për zhvendosjen e shpejtë të fokusit drejt ndeshjes kundër Racing Santander pas fitores në El Clasico, duke theksuar dëshirën për të fituar më shumë tituj këtë sezon.

Mourinho ka lavdëruar karakterin e skuadrës së tij, e cila po vjen në rritje ndeshje pas ndeshjes, teksa ka treguar përsëri se objektivi i tyre janë tituj.

“Që kur filluam, gjithmonë kam parë të njëjtën gjë. Gëzimi i fitores ose jo ndryshon. Por thelbi është i njëjtë, një ekuilibër shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Nuk jemi një ekip me shumë përvojë, por unë shoh pjekuri si ekip. Qetësi, ata dinë të presin. Lumturia ishte aty pas fitores. Më pas, normalitet. Seriozitet, punë e palodhur”.

Nga të padëshiruar në protagonistë – Mourinho ringjall katër yje të Real Madridit

“Jam i lumtur që shoh atë pjekuri. Qëllimi është të fitojmë tituj, jo vetëm një ndeshje kundër Barcelonës”:.

“Po luajmë mirë. Kundër një skuadre që mbledh shumë pikë në shtëpi dhe në një orë që nuk jemi mësuar. Është shumë e rëndësishme pas fitores së javës së kaluar. Duhet ta respektojmë Racingun”, përfundoi portugezi, duke u përgjigjur për ndeshjen e nesërme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra refuzon statusin e mbrojtjes për 286 ukrainas, mes tyre 123 fëmijë

09.11.2026

Çaste magjike nga koncerti i tenorit shqiptar Ramë Lahaj në Vjenë

08.11.2026

Zvicra në prag të mungesës së naftës për ngrohje, furnizimi po bëhet kritik

08.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026