SHQIPERIA

Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, Apeli i GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin

Kosova.Today ·

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur” dhe ndalim dalje jashtë vendit. Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili ka shqyrtuar ankimin ndaj...

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur” dhe ndalim dalje jashtë vendit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili ka shqyrtuar ankimin ndaj masës së sigurisë të vendosur më herët nga gjykata e shkallës së parë.

Embro Sulejmani, i cili përfaqësohet nga avokatët Andi Skënderi dhe Ajola Prençi, do të përfitojë një masë më të lehtë sigurie, duke mos qëndruar më në qeli, por duke pasur detyrimin të paraqitet pranë autoriteteve sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata.

Ndryshe ka vendosur Apeli për Fatjon Kalluçin që nuk e ndryshoi masën por e la në arrest në burg.

Ndërkohë, po sot shqyrtohet çështja e Vlora Hysenit, për të cilën seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit është caktuar sot në orën 13:00.

The post Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, Apeli i GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

08.11.2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

09.11.2026