MAQEDONIA

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Kosova.Today ·

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka hedhur poshtë akuzat për nepotizëm dhe punësime familjare në këtë institucion, duke i cilësuar rastet e tilla si të izoluara. Në një intervistë për Alsat-M, Dauti deklaroi se nepotizmi ka qenë...

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka hedhur poshtë akuzat për nepotizëm dhe punësime familjare në këtë institucion, duke i cilësuar rastet e tilla si të izoluara.

Në një intervistë për Alsat-M, Dauti deklaroi se nepotizmi ka qenë dukuri më e theksuar gjatë qeverisjes së BDI-së, duke theksuar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me të kaluarën.

“Ata që na akuzojnë, mos të mendojnë se kanë vepruar më mirë. Jemi shumë më mirë se ata të tjerët sa i përket këtij aspekti. Janë raste të izoluara. Realiteti është se nuk ngjasojnë me ata që kanë vepruar në të kaluarën. Ne nuk e bëjmë, jemi në një dozë shumë më të vogël”, theksoi Dauti duke shtuar se Ligji për përfaqësimin parasheh meritokracinë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë realizuar avancime dhe mbi 30 punësime të shqiptarëve në doganë.

“Ne kemi marrë hisen tonë në doganë”, u shpreh Dauti, duke mbrojtur punësimet dhe avancimet e realizuara në këtë institucion.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

08.11.2026

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

09.11.2026