JETA

Nesër mbyllet përkohësisht “Rruga B”

Kosova.Today ·

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nga ora 08:30 deri në 12:00 “Rruga B” do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të zhvillimit të garës “Criterium Prishtina 2026”, edicioni i parë. Në një postim në Facebook...

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nga ora 08:30 deri në 12:00 “Rruga B” do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të zhvillimit të garës “Criterium Prishtina 2026”, edicioni i parë.

Në një postim në Facebook Komuna ka njoftuar për detajet e bllokimit.

“Detajet e Bllokimit dhe Itinerarit: Zona e kufizuar: Rruga B – nga segmenti poshtë te rrethi i lidhjes me Rrugën A e deri lart te rrethi i Maxi 24. Qarkullimi në rrethrrotullim: Rrethrrotullimi te Maxi 24 NUK do të bllokohet; shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal”, thuhet në njoftim.

Komuna ka lutur qytetarët që për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik, të përdorin rrugët alternative si: “Rruga A”, “Rruga C” dhe rruga “Fadil Vata”, përmes “Bregut të Diellit”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

EXIL- mes Säntisit dhe mallëngjimit

09.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026

Cyrihu renditet si qyteti i dytë më i sigurt në botë për turistët

08.11.2026

Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale

07.11.2026