MAQEDONIA

Nikolloski: Nga 1 maji fillon linja ajrore Tivat – Shkup

Kosova.Today ·

Nga 1 maji do të fillojë linja ajrore nga Tivati deri në Shkup e cila në fillim do të qarkullojë dy herë në javë. Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, kjo do të kontribuojë jo vetëm për rritjen e numrit...

Nga 1 maji do të fillojë linja ajrore nga Tivati deri në Shkup e cila në fillim do të qarkullojë dy herë në javë.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, kjo do të kontribuojë jo vetëm për rritjen e numrit të udhëtarëve, por edhe për rritje të turizmit dhe ekonomisë.

“Ajo që diskutuam 20 ditë më parë gjatë vizitës sonë në Mal të Zi po realizohet. Shpresoj që kjo linjë ajrore do të kontribuojë seriozisht në rritjen e numrit të udhëtarëve, por edhe në rritjen e turizmit dhe biznesit. Shpresoj që shumë njerëz do ta përdorin këtë linjë ajrore”, tha Nikolloski në konferencën e përbashkët për media me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Filip Ivanoviç.

Në takim, dy zëvendëskryeministrat biseduan edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe u morën vesh që vitin e ardhshëm të mbahet forum i madh biznesi i kompanive nga të dyja vendet.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski pajtohet që Prokuroria të hapë hetim për “Alta Bankën”

09.11.2026

Privatizimi i tokave shtetërore, vazhdojnë procedurat për kërkesat e mbetura

08.11.2026

Arkin Jahiji sot merr zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

09.11.2026

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026