MAQEDONIA

Nikolloski: Reformat për BE në fokus, po investojmë në autostrada, hekurudha dhe komunikime

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot njoftoi sot se reformat që lidhen me agjendën evropiane mbeten në fokus të Qeverisë, me punën që po zhvillohet për përmisimin e transportit, komunikimeve dhe zbatimin...

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot njoftoi sot se reformat që lidhen me agjendën evropiane mbeten në fokus të Qeverisë, me punën që po zhvillohet për përmisimin e transportit, komunikimeve dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore.

“E shtuna ditë pune – Reformat për BE në fokus. Po realizojmë reforma për përmirësimin e transportit, komunikimeve, ndërtimin e autostradave, hekurudhave, reformave dhe investimeve”, ka shkruar Nikolloski në Fejsbuk pas mbledhjes në Qeveri me të cilën kryesoi kryeministri Hristijan Mickoski kushtuar Agjendës së Reformave.

Ai theksoi se institucionet janë të përkushtuara në zbatimin e procesit të reformave dhe zhvillimin e shtetit.

“Po punojmë me përkushtim në realizimin e procesit të reformave dhe zhvillimin e shtetit, forcimin e ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve”, ka theksuar Nikolloski në postim.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s

08.11.2026

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

08.11.2026

Nis peticioni për vendosjen e prangave elektronikë ndaj dhunuesve

08.11.2026