JETA

BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA

Kosova.Today ·

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për përfshirjen e Kosovës në hapësirën gjeografike të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), një proces që synon lehtësimin dhe uljen e kostove të transaksioneve...

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për përfshirjen e Kosovës në hapësirën gjeografike të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), një proces që synon lehtësimin dhe uljen e kostove të transaksioneve financiare me vendet evropiane.

Në njoftimin e saj, BQK-ja ka bërë të ditur se dorëzimi i aplikimit shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar dhe ekonomik të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Sipas BQK-së, aplikimi është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit, në kuadër të Planit Strategjik 2024–2028, ku përgatitja për anëtarësim në SEPA është përcaktuar si një nga objektivat kryesore institucionale.

Në njoftimin e saj, BQK-ja ka bërë të ditur se dorëzimi i aplikimit shënon fillimin e fazës së shqyrtimit dhe vlerësimit nga organet përkatëse evropiane, por nuk nënkupton pranimin automatik të Kosovës në këtë mekanizëm.

Aplikimi do t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit të përputhshmërisë së kornizës ligjore dhe rregullative të Kosovës me kërkesat për përfshirje në hapësirën gjeografike të SEPA-s.

Vetëm pas një vendimi pozitiv do të vijojnë procedurat për pjesëmarrjen e institucioneve financiare të Kosovës në skemat përkatëse të pagesave.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

07.11.2026

Isuf Sherifi prezanton librin e ri “Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit” në St. Gallen

09.11.2026

Zvicra një hap më afër rikthimit në Erasmus+, mbështetet financimi prej 193 milionë frangash

07.11.2026