SHQIPERIA

SPAK organizon takimin e 16-të të rrjetit të OECD-së kundër korrupsionit, 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione në Tiranë

Kosova.Today ·

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka organizuar në Tiranë, nga 27 deri më 29 tetor, takimin e 16-të të Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), pjesë e Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Europën...

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka organizuar në Tiranë, nga 27 deri më 29 tetor, takimin e 16-të të Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), pjesë e Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN).

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale këtë të premte, SPAK bën me dije se në aktivitet morën pjesë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione, si dhe përfaqësues të tre organizatave ndërkombëtare.

Gjatë takimit u diskutuan praktikat dhe sfidat që lidhen me hetimet kundër korrupsionit, duke u përqendruar te përdorimi i ligjshëm i informacionit fillestar, ruajtja e provave elektronike dhe vërtetimi i origjinës së paligjshme të pasurive.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte shkëmbimi i teknikave dhe zgjidhjeve praktike mes autoriteteve ligjzbatuese, veçanërisht në hetimet ku informacioni, personat dhe pasuritë shtrihen në disa shtete.

SPAK thekson se në raste të tilla, krijimi i një zinxhiri të qëndrueshëm provash kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar.

Në përfundim të njoftimit, SPAK ka falënderuar OECD-në dhe Rrjetin e saj Kundër Korrupsionit për bashkorganizimin e aktivitetit, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

The post SPAK organizon takimin e 16-të të rrjetit të OECD-së kundër korrupsionit, 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione në Tiranë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)

08.11.2026

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

09.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

08.11.2026