SHQIPERIA

“E pamundur që Vlora Hyseni të mos jetë bashkëpunëtore”, Myftari: Kanë mburojë politike

Kosova.Today ·

Avokati dhe pedagogu në Fakultetin e Drejtësisë, Kreshnik Myftari, ka komentuar çështjen që lidhet me Vlora Hysenin, duke u ndalur te hetimet mbi veprimet financiare dhe burimin e parave. Sipas tij, verifikimi i origjinës së të ardhurave...

Avokati dhe pedagogu në Fakultetin e Drejtësisë, Kreshnik Myftari, ka komentuar çështjen që lidhet me Vlora Hysenin, duke u ndalur te hetimet mbi veprimet financiare dhe burimin e parave.

Sipas tij, verifikimi i origjinës së të ardhurave dhe arsyeve të transaksioneve është thelbësor për zbardhjen e çështjes.

“Unë mendoj që nuk janë hetime të vështira, mjafton të bëhet pyetja: ku i more, ku i gjete, kush t’i dha, pse t’i dha? Këto janë hetime që kanë për bazë burimin, dhe burimi është gjëja më e vështirë për t’u justifikuar kur ka transaksione financiare dhe arsyet e transaksioneve.

Në kuptimin juridiko-penal besoj se edhe prokurorë pa eksperiencë mund të dalin, se këta kanë veprime financiare pafundësisht. Nuk është se bëhet fjalë për një, dy, që ti mund t’i justifikosh ose mund të gjesh një burim, këta kanë veprime financiare pa fund”, tha ai.

Sa i operket menyres për marrjet në pyetje, Myftari u shpreh se çdo përgjigje që nuk është e saktë ose e plotë mund të krijojë dyshime dhe të përdoret si indicie në hetim.

“Çdo përgjigje që ti jep në pyetje të kthehet bumerang në qoftë se përgjigjja nuk është e duhura, ose është dyshuese, ose është e paplotë, të kthehet në një indicie fajësie. Kështu që çfarëdo lloj përgjigjeje që ata kanë dhënë, dhe të jesh i sigurt që aty janë dridhur këmbët dhe i ka shpëtuar çdo gjë pavarësisht se mund të kenë qenë me avokat.

Prokurorët nga natyra janë njerëz shumë inteligjentë. Me këtë lloj kategorie as nuk krahasohen fare, domethënë, se këta janë banalë, se çdo njeri që e njeh pak ligjin e ka frikë. Kështu që e vetmja gjë që kanë është kjo pjesa e mburojës, që “shiko se jam unë mbrapa, mos e vrit mendjen se të mbuloj unë, të mbroj unë” e të gjitha me radhë”, shtoi Myftari.

Gjithashtu, Myftari foli mbi rolin që mund të ketë pasur Vlora Hyseni, duke e konsideruar të pamundur që ajo të mos ketë pasur një rol bashkëpunues.

“Duke kaluar te roli i kësaj zonjës, në gjithë këtë histori krimi të organizuar, kjo mos ketë rol bashkëpunëtore, është e pamundur. Po flasim në momentin që jemi, kështu që është e pamundur. Çdo lloj ndihme që ajo të ketë dhënë është bashkëpunëtore, sikur minimale, ose sikur të ketë pranuar të ndihmojë, është bashkëpunëtore”, theksoi Kreshnik Myftari.

The post “E pamundur që Vlora Hyseni të mos jetë bashkëpunëtore”, Myftari: Kanë mburojë politike appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë

11.11.2026

Debate në Komision, Bozdo: A mjaftojnë fondet? Spahiu: Asnjë qeveri s’e përballon dot rimbursimin mbi 15 mln lekë për flakon

10.11.2026

Debati për parkimin në Vlorë degradon në kërcënim me thikë, ndërhyn policia

11.11.2026

Rama nga Parisi: Projekti i Jared Kushner nxiti zemërimin e qytetarëve, dhuna e papranueshme

10.11.2026