JETA

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vr’asjen e Arlinda Zekajt

Kosova.Today ·

jykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit A.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë” në rastin e Arlinda Zekajt. Masa e paraburgimit është caktuar nga 27 tetori deri më 27 nëntor 2026, pas...

jykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit A.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë” në rastin e Arlinda Zekajt.

Masa e paraburgimit është caktuar nga 27 tetori deri më 27 nëntor 2026, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Postimi i plotë:

Gjykata Themelore në Pejë cakton masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.S.

Pejë, 28 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).

Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27.10.2026, në ora 23:40, deri me 27.11.2026.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda dyzetetetë (48) orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kërcënimet me bomba në aviacionin evropian, Zvicra ftohet në takimin e BE-së

10.11.2026

Deri në 6 franga për një espresso në Zvicër, Cyrihu më i shtrenjti dhe Tiçino më i liri

09.11.2026

Reshje shiu në fillim të javës në Zvicêr, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

10.11.2026

Zvicra refuzon statusin e mbrojtjes për 286 ukrainas, mes tyre 123 fëmijë

09.11.2026