SHQIPERIA

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Kosova.Today ·

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin mbrëmjen e 11 nëntorit, pas një seance që zgjati disa orë për të pandehurit e dosjes së zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme që akuzohen për tenderin e studimit dhe projektimit të disa komisariateve. Nga...

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin mbrëmjen e 11 nëntorit, pas një seance që zgjati disa orë për të pandehurit e dosjes së zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme që akuzohen për tenderin e studimit dhe projektimit të disa komisariateve.

Nga 15 të pandehur, vetëm dy u dha përfundimisht dënim me 6 muaj burg, përkatësisht anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj dhe Elora Kokalari për shkelje të barazisë në tenderë. Zyrtarët e tjerë që akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tenderë, në përfundim u dënuan disa me punë në komunitet disa me një vit shërbim prove.

Trupa gjykuese që shpalli vendimin përbëhej nga Irena Gjoka relatore dhe anëtar Erion Bani dhe Etleva Deda ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Dorian Bejko.

Për këtë dosje çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është ndarë pasi ai kërkoi të gjykohej me procedurë të zakonshme. Tenderët për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive.

The post Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protestuesit kundërshtojnë sërish gjobat e policisë në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”

11.11.2026

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë nga forcat e policisë

12.11.2026

Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë

11.11.2026

Sulmet kibernetike ndaj Francës, Ferit Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë, autorët duhet të japin llogari

11.11.2026