SHQIPERIA

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

Kosova.Today ·

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa prej tyre kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet...

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa prej tyre kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Presidentit. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe partitë “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”, të cilat gjithashtu nuk do të marrin pjesë në konsultime. Edhe “Lëvizja Bashkë” nuk do të shkojë te presidenti.

Deri më tani, Partia Socialiste është e vetmja që ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kreu i shtetit.

Sipas afateve ligjore, Presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore deri më 15 nëntor. Në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore të vitit 2027 duhet të zhvillohen brenda periudhës 15 prill – 15 maj.

The post Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

09.11.2026

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

08.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026