MAQEDONIA

Pasholli godet VLEN-in: “Do t’ia puthin edhe këmbët Mickoskit!”

Kosova.Today ·

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj funksionarëve të VLEN-it, duke i akuzuar për nënshtrim politik ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski. Në një reagim në Facebook, Pasholli shkruan se cilësimi “Kali i...

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj funksionarëve të VLEN-it, duke i akuzuar për nënshtrim politik ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në një reagim në Facebook, Pasholli shkruan se cilësimi “Kali i Trojës” duket se i ka shqetësuar funksionarët e VLEN-it dhe ua ka shtuar edhe më shumë gatishmërinë për t’u nënshtruar për hir të pushtetit.

“Se janë servilë, këtë tashmë e kemi kuptuar. Por se do të arrijnë deri aty sa t’ia puthin edhe këmbët Hristijan Mickoskit, kjo është mjerim!”, ka shkruar Pasholli.

Me këtë deklaratë, deputetja e BDI-së ka ashpërsuar përplasjen politike me VLEN-in, duke e akuzuar këtë të fundit për servilizëm ndaj kryeministrit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026