MAQEDONIA

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

Kosova.Today ·

Policia ka regjistruar nëntë raste të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit në lokacione të ndryshme të vendit gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Nëntë shoferë janë privuar nga liria nën dyshimin për...

Policia ka regjistruar nëntë raste të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit në lokacione të ndryshme të vendit gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nëntë shoferë janë privuar nga liria nën dyshimin për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Sipas të dhënave të policisë, gjashtë prej tyre drejtonin automjete pa e dhënë më parë provimin e shoferit.

Bëhet fjalë për tre banorë të Shkupit, të moshës nga 26 deri në 46 vjeç, një 27-vjeçar nga Nikishtani, një 56-vjeçar nga Podlesi dhe një 28-vjeçar nga Drenova, i cili u kap edhe nën ndikimin e alkoolit.

Policia arrestoi edhe një 49-vjeçar nga Koçani dhe një 35-vjeçar nga Kumanova, të cilët drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit.

Rasti i nëntë ka të bëjë me një 21-vjeçar nga Kriva Pallanka, i cili u kap duke drejtuar automjet, ndonëse kishte ndalesë aktive për drejtim.

Nga MPB-ja njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Ministria u bën apel shoferëve t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e shoferit, nën ndikimin e alkoolit apo gjatë kohës kur u vlen ndalesa për drejtim.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE LIGJI PËR PROCEDURËN PENALE PUBLIKOHEN NË ENER

13.11.2026

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

14.11.2026