MAQEDONIA

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

Kosova.Today ·

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për marrëdhënien me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. “Marrëveshja që kam bërë unë dhe zoti Ahmeti ka qenë thjesht marrëveshje e...

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për marrëdhënien me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Marrëveshja që kam bërë unë dhe zoti Ahmeti ka qenë thjesht marrëveshje e dy njerëzve që ia mendojnë të mirën shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të mirën e kombit. Nuk ka asnjëfarë lloj pazari politik, aq më tepër kur bashkimi i dy forcave politike ndodh në opozitë. Në opozitë je çliruar totalisht nga ky presion i pushtetit, i joshjeve apo pozicioneve dhe, thjesht, domethënë, ky bashkërendim apo kjo bashkëngjitje apo kjo shkrirje e një partie të re në BDI ka qenë thjesht ajo që po ndodh edhe sot. Domethënë, i kam paraprirë një situate që shqiptarët duhet të jenë sa më të unifikuar në situatat që po ndodhin edhe në aspektin regjional, por më së shumti edhe në politikën ditore në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Arijanit Hoxha në emisionin “Dialog te Lajmi”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua?

13.11.2026

Shkup, 243 familje në Komunën Qendër morën përfitojnë nga 10,000 denarë për të porsalindurit

12.11.2026

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i 4-të Ballkanik i Gjykatave Kushtetuese

12.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026