SHQIPERIA

Përfshihet nga flakët një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë të lënduar dhe të asfiksuar! Detajet e para

Kosova.Today ·

Një situatë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në lagjen “Skënderbeg”. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët është përfshirë kati i parë i një pallati 4-katësh, ku dyshohet se shkak i zjarrit është...

Një situatë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në lagjen “Skënderbeg”. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët është përfshirë kati i parë i një pallati 4-katësh, ku dyshohet se shkak i zjarrit është rrjedhja e gazit.

Ndërkohë, për shkak të situatës, është bërë menjëherë evakuimi i banorëve nga forcat zjarrfikëse, teksa disa nga të evakuuarit kanë pësuar lëndime dhe asfiksi, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të situatës, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të tyre.

The post Përfshihet nga flakët një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë të lënduar dhe të asfiksuar! Detajet e para appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

09.11.2026

Zgjerohen hetimet për Vlora Hysenin, SPAK shton akuzat ndaj ish-shefes së SHISH

09.11.2026