SHQIPERIA

Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

Kosova.Today ·

Pas disa ditësh bojkot, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë do t’i rikthehen procesit mësimor ditën e hënë. Vendimi për rifillimin e mësimit vjen pas qetësimit të situatës së krijuar ditët e fundit, veçanërisht sa i përket incidenteve...

Pas disa ditësh bojkot, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë do t’i rikthehen procesit mësimor ditën e hënë.

Vendimi për rifillimin e mësimit vjen pas qetësimit të situatës së krijuar ditët e fundit, veçanërisht sa i përket incidenteve të dhunës. Përmes një njoftimi drejtuar studentëve, është bërë me dije se mësimi do të vijojë normalisht për të gjithë.

Në vendimin për ndërprerjen e bojkotit është marrë parasysh edhe fakti se protesta nuk është mbështetur nga të gjithë studentët, pasi një pjesë e tyre kanë vijuar të frekuentojnë auditorët edhe gjatë ditëve të bojkotit.

Kështu, pas disa ditësh tensione dhe ndërprerjeje të pjesshme të procesit mësimor, Universiteti i Korçës rikthehet në normalitet duke nisur nga kjo e hënë

The post Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pas muajsh bllokimi, rikthehet Reforma Zgjedhore në Kuvend

09.11.2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

08.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026