Rama nis përgatitjet për festat e fundvitit, thotë se sheshi “Xhorxh Bush” do të ishte përfunduar pa bllokadat e Qeverisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur përgatitjet për dekorimin dhe përshtatjen e kryeqytetit për festat e fundvitit. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ka dalë në terren së bashku me drejtorët e Komunës, për...
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur përgatitjet për dekorimin dhe përshtatjen e kryeqytetit për festat e fundvitit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ka dalë në terren së bashku me drejtorët e Komunës, për të parë nga afër punimet dhe mënyrën se si do të përshtatet sheshi për festat.
Ai ka pretenduar se po të mos ishte bllokuar nga Qeveria për dy vjet, sheshi “Xhorxh Bush” deri tani do të ishte përfunduar.
“Mos me na pasë blloku Qeveria jashtëligjshëm për dy vjet, sot sheshi ‘Xhorxh Bush’ kish qenë i përfundum”, ka shkruar Rama.
Megjithatë, ai ka theksuar se këto bllokada nuk do të ndikojnë te qytetarët dhe se Prishtina do të jetë vend i festës dhe pozitivitetit gjatë fundvitit.
“Prandaj, sot dola në terren bashkë me drejtorët e Komunës, me pa nga afër qysh me e përshtatë sheshin për festat e fundvitit”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i Prishtinës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.