SHQIPERIA

10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS

Kosova.Today ·

Sekretariati i Etikës këtë të premte do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të së enjtes të shoqëruar me tensione të...

Sekretariati i Etikës këtë të premte do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas seancës plenare të së enjtes të shoqëruar me tensione të larta, bllokim të foltores dhe ndërprerje të punimeve.

Sipas kërkesës së paraqitur, për kreun e PD, Sali Berisha kërkohet masë disiplinore me 10 ditë përjashtim. Ndërkohë, për gjashtë deputetët e tjerë të opozitës, kërkesa parashikon një masë më të ashpër, prej 60 ditësh përjashtim.

Deputetët për të cilët kërkohet kjo masë janë: Xhelal Mziu, Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja.

Kërkesa e PS erdhi pas situatës së tensionuar të krijuar në seancën plenare. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila për të penguar zhvillimin normal të rendit të ditës. Kjo solli ndërprerjen e seancës dy herë radhazi për shkak të pamundësisë së vijimit të punimeve.

The post 10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

08.11.2026

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

09.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026

Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror

09.11.2026