SHQIPERIA

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Kosova.Today ·

Mjegulla ka pushtuar juglindjen e vendit gjatë ditës dhe orëve të mbrëmjes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në akset rrugore ku dukshmëria është e kufizuar. Kjo situatë atmosferike vijon prej disa ditësh...

Mjegulla ka pushtuar juglindjen e vendit gjatë ditës dhe orëve të mbrëmjes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në akset rrugore ku dukshmëria është e kufizuar.

Kjo situatë atmosferike vijon prej disa ditësh në këtë rajon, ndërsa njëkohësisht është shoqëruar edhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë një mot tipik të stinës së vonë të vjeshtës.

Përballë këtyre kushteve, policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e përshtatshëm, për të shmangur aksidentet e mundshme.

Mjegulla pritet të mbetet një nga problematikat kryesore për qarkullimin në juglindje, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe të mëngjesit.

The post Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

08.11.2026