MAQEDONIA

Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi me garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!

Kosova.Today ·

Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, do të lirohet nga paraburgimi pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh, përcjell TV21. Sipas njoftimit...

Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, do të lirohet nga paraburgimi pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Gjykatës, ai do të lirohet nga burgu i Shkupit pasi hipoteka të regjistrohet në Kadastër.

Vendimi është bërë i plotfuqishëm sot, pasi prokurori publik kompetent dhe palët e tjera në procedurë kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës.

Përveç garancisë, Gjykata i ka caktuar edhe masa kujdesi për të siguruar praninë e tij gjatë procedurës gjyqësore. Bajramit i merret pasaporta, i ndalohet pajisja me dokument të ri për kalimin e kufirit shtetëror dhe detyrohet të paraqitet rregullisht në Gjykatë.

Kërkesën për zëvendësimin e paraburgimit me garanci, mbrojtja e kishte dorëzuar më 14 tetor. Gjatë vendimmarrjes, Këshilli Penal ka marrë parasysh edhe afatin ligjor të paraburgimit. Nga Gjykata sqarojnë se në këtë rast paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë. Bajrami ishte paraqitur vetë për vuajtjen e masës më 9 shtator, prandaj afati përfundon më 8 nëntor.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup më 13 gusht kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, për të cilën, sipas njoftimit të Gjykatës, parashihet dënim me burg deri në pesë vjet. Paraburgimi i ishte caktuar më herët me propozim të Prokurorisë, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e ndjekjes. Me heqjen e paraburgimit dhe pranimin e garancisë, procedura gjyqësore kundër Bajramit do të vazhdojë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar

07.11.2026