MAQEDONIA

QMK: Nuk ka persona të lënduar nga djegia e shtëpive në Bit Pazar, policia është ende e pranishme në vendngjarje

Kosova.Today ·

Në zjarrin, i cili ndodhi dje midis orës 17:20 dhe 20:20, morën pjesë shtatë automjete zjarrfikëse dhe 23 zjarrfikës në ndërtesat – shtëpitë që po digjeshin në Bit Pazar, më saktësisht në rrugën “Nikolla Martinovski”, njoftuan këtë mëngjes...

Në zjarrin, i cili ndodhi dje midis orës 17:20 dhe 20:20, morën pjesë shtatë automjete zjarrfikëse dhe 23 zjarrfikës në ndërtesat – shtëpitë që po digjeshin në Bit Pazar, më saktësisht në rrugën “Nikolla Martinovski”, njoftuan këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Dëmi material nuk është përcaktuar dhe nuk ka të lënduar. Zyrtarët policorë në detyrë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit janë ende të pranishëm në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Mbrëmë në SPB Shkup është denoncuar për disa shtëpi të djegura në Bit Pazar.

“Më 09.11.2026 në ora 17:25 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Nikolla Martinovski” në Shkup ka zjarr. Menjëherë pas denoncimit, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor në Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup janë drejtuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se është djegur një shtëpi. Nga ana e Brigadës së kundërzjarrit zjarri është lokalizuar. Persona të lënduar nuk ka, as nuk janë përfshirë objekte të tjera. Ndërmerren masa për konstatimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Marta Kos e përmendi Maqedoninë si shembull për ngecjen në zgjerimin e BE-së

09.11.2026

MEPSO ndan 15 bursa për studentët, Latifi: Synojmë që talentet e rinj t’i bëhen pjesë ekipit tonë

09.11.2026

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026