JETA

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, në ceremoni marrin pjesë Konjufca dhe Cassis

Kosova.Today ·

Zvicra do të përurojë zyrtarisht objektin e ri të Ambasadës së saj në Kosovë, në një ceremoni ku do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe homologu i tij zviceran, Ignazio Cassis, shkruan albinfo.ch....

Zvicra do të përurojë zyrtarisht objektin e ri të Ambasadës së saj në Kosovë, në një ceremoni ku do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe homologu i tij zviceran, Ignazio Cassis, shkruan albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur Konjufca, i cili ka njoftuar se ceremonia do të mbahet gjatë pasdites, në kuadër të vizitës së ministrit të Jashtëm të Zvicrës në Kosovë.

Përurimi i ambienteve të reja vjen si pjesë e konsolidimit të pranisë diplomatike të Zvicrës në Kosovë, ndërsa ambasada tashmë ushtron veprimtarinë e saj në lokacionin e ri në Prishtinë.

Ky zhvillim shënon një tjetër moment në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat karakterizohen nga bashkëpunimi i ngushtë politik, ekonomik dhe lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve./Albinfo.ch

The post Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, në ceremoni marrin pjesë Konjufca dhe Cassis appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës

09.11.2026

Neuchâtel synon zgjerimin e pilot-projektit për shkollimin gjatë gjithë ditës

10.11.2026

VIDEO/Mërgimtari rrëfen pritjen prej 8 orësh në kufi: Na nxorën nga autobusi, policia po kontrollon gjithçka

08.11.2026

Zvicër: Refuzimi i financimit shtesë të pensioneve mund të shkaktojë humbje miliardëshe

09.11.2026