SHQIPERIA

U plagos rëndë në sy gjatë protestës, Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidë

Kosova.Today ·

U plagos rëndë në sy gjatë protestës, Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidë Erjon Vishkulli, tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestave studentore në Tiranë,...

U plagos rëndë në sy gjatë protestës, Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidë
Erjon Vishkulli, tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestave studentore në Tiranë, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas ndërhyrjes kirurgjikale në Itali.

28-vjeçari, pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, po përballet me një periudhë të vështirë rikuperimi, ndërsa mbetet shqetësimi për pasojat që dëmtimi mund të ketë në shikimin e tij.
Përmes një mesazhi publik, Vishkulli ka falënderuar familjarët, miqtë dhe shqiptarët që i kanë qëndruar pranë, duke theksuar se mbështetja e tyre i ka dhënë forcë dhe shpresë për të përballuar këtë situatë.

“Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë”, shprehet ai.

Vishkulli thekson se mesazhet, telefonatat dhe solidariteti i qytetarëve kanë qenë një mbështetje e rëndësishme gjatë ditëve të vështira që ka kaluar.

” ”
Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohjen ndaj Zotit për forcën dhe shpresën, duke uruar që sfida me të cilën po përballet të përfundojë me sukses.

Kujtojmë se Erjon Vishkulli u plagos më 24 tetor, gjatë protestës studentore në kryeqytet. Sipas dëshmisë së tij, ai u godit në sy nga një plumb gome, ndërsa ndodhej pranë forcave të policisë. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, 28-vjeçari u dërgua në Itali për mjekim të specializuar.

Plagosja e tij shkaktoi reagime dhe solidaritet të gjerë, veçanërisht nga komuniteti i tifozëve shqiptarë, ndërsa protestat studentore që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama vijojnë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

08.11.2026

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

08.11.2026

Reforma territoriale nis fazën e dytë pa opozitën, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet komisionit

09.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026