KOSOVA

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

Kosova.Today ·

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti u lejon atyre hyrjen në Kosovë...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti u lejon atyre hyrjen në Kosovë, ndërsa atij dhe familjarëve të tij jo.

Sipas medias serbe “Nacionalni Magazin”, Vuçiq ka shprehur pakënaqësi për atë që ai e ka cilësuar si trajtim të ndryshëm të përfaqësuesve të Listës Studentore në krahasim me të dhe anëtarët e familjes së tij.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar dhe as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin deklaruar se nuk kishin shkuar në Kosovë si përfaqësues politikë, ndërsa më pas, sipas tij, në një komunikatë ishte bërë e ditur se peshkopi Teodosije i kishte pritur si përfaqësues të Listës Studentore.

“Ata e dinin shumë mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, sepse e dinin”, ka deklaruar Vuçiq.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026