KOSOVA

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

Kosova.Today ·

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Kosovë kanë ndaluar hyrjen në vend të 12,268 kilogramëve produkte ushqimore të prodhuara në Maqedoninë e Veriut, pas zbulimit të shkeljeve të kritereve të higjienës dhe pranisë së bakterit Escherichia...

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Kosovë kanë ndaluar hyrjen në vend të 12,268 kilogramëve produkte ushqimore të prodhuara në Maqedoninë e Veriut, pas zbulimit të shkeljeve të kritereve të higjienës dhe pranisë së bakterit Escherichia coli në dërgesat e mëparshme, njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Dy ngarkesat, të prodhuara nga fabrika “AD Mlekara Tetovo” dhe të importuara nga kompania me seli në Graçanicë “Vizioni M.Z.I.I”, u ndaluan në pikën kufitare në Han të Elezit dhe u urdhërua kthimi i tyre në vendin e origjinës, thuhet në deklaratën e AUV-së.

Masa u mor në bazë të një vendimi të 6 nëntorit, i cili ndalon importet nga ky prodhues maqedonas dhe e heq atë nga lista e stabilimenteve të miratuara për eksport në Kosovë. Sipas agjencisë, analizat e mëparshme laboratorike kishin evidentuar nivel të bakterit Escherichia coli mbi kufijtë e lejuar, si dhe parregullsi të përsëritura me higjienën gjatë procesit të prodhimit.

Ngarkesa e parë prej 7,368 kilogramësh përfshinte produktet e markave Natura Delikates, Duble Cream Masterfood, Extra Delikates Aksion dhe Kravjo Sirenje, ndërsa dërgesa e dytë prej 4,900 kilogramësh përbëhej nga produktet Natura Sharplaninska dhe Cream Extra Masterfood.

AUV-i bëri të ditur se asnjëra nga ngarkesat nuk ka hyrë në tregun kosovar dhe se do të vijojë kontrollet për gjurmimin dhe verifikimin e produkteve të importuara më herët nga ky prodhues, për të siguruar tërheqjen e çdo malli që nuk përmbush standardet e sigurisë ushqimore.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

12.11.2026

“Të votohet apo të nisë nga zero”: Kryeziu shpjegon fatin e Ligjit për Specialen

13.11.2026

Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë: Kuvendi nuk duhet të miratojë ndryshimet pa konsultime paraprake

12.11.2026

Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

12.11.2026