KOSOVA

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Kosova.Today ·

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta diplomatike, ndërsa vizita e presidentit kroat pritet të zhvillohet më 10 dhjetor. Milanoviq...

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti.

Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta diplomatike, ndërsa vizita e presidentit kroat pritet të zhvillohet më 10 dhjetor.

Milanoviq e kishte vizituar Kosovën për herë të fundit më 23 dhe 24 dhjetor të vitit 2021, në kuadër të një vizite zyrtare dyditore, me ftesë të presidentes së atëhershme të Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai ishte takuar me ish-presidenten Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Po ashtu, kishte vizituar Janjevën dhe pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë, si dhe ushtarët kroatë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Në atë kohë, Milanoviq kishte shprehur mbështetjen e Kroacisë për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kishte theksuar se do të angazhohej për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Njëri vdiq, tjetri u arratis, i treti u lirua para kohe – Çfarë dyshimesh ngre Mehmeti për rastin Dehari dhe shokët e tij të burgut?

09.11.2026

Gara pas vendit të tretë: Kush e sfidon Abdixhikun dhe çka rrezikon LDK-ja?

09.11.2026

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

09.11.2026

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026