SPORTI

Presidentja Shiroka Pula takon futbollistët e Kosovës para përballjes me Izraelin

Kosova.Today ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjes kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në takim morën pjesë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjes kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në takim morën pjesë edhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula i falënderoi futbollistët për angazhimin, përkushtimin dhe sukseset e arritura deri më tani, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo i cilësoi futbollistët si ambasadorët më të mirë të shtetit, duke theksuar se përmes paraqitjeve dhe rezultateve të tyre, ata e bëjnë Kosovën të pranishme në skenën ndërkombëtare dhe prezantojnë flamurin e vendit në botë.

Në fund, presidentja i inkurajoi lojtarët që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim dhe u dëshiroi suksese në përballjen e ardhshme dhe në përfaqësimin e Kosovës.

The post Presidentja Shiroka Pula takon futbollistët e Kosovës para përballjes me Izraelin appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ish-trajnerin e Milanit pritet të merr drejtimin e Fenerbahces

03.11.2026

Foda: Synimi është fitorja ndaj Izraelit, të rinjtë pjesë e strategjisë për të ardhmen e Kosovës

09.11.2026

Ish-futbollistët shqiptarë të FC Baselit, sot do të përbënin një ekip të pamposhtur

07.11.2026

Mehmeti po shkëlqen në futbollin amerikan

08.11.2026