Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin, në fokus hapat për Reformën Zgjedhore
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u takua këtë të hënë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Gjatë takimit...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u takua këtë të hënë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Gjatë takimit mësohet se u diskutua lidhur me hapat e nevojshëm për reformën zgjedhore, përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Duke pasur parasysh që mandati i Komisionit përfundon më 30 nëntor, ambasadori Tarran theksoi se është e rëndësishme të bëhet progres me përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në kohën e duhur, në mënyrë përfshirëse dhe ndërpartiake.
Një progres i tillë është thelbësor për të rritur besimin e publikut në proceset zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për të mbështetur dialogun politik konstruktiv dhe një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore.
The post Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin, në fokus hapat për Reformën Zgjedhore appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.