Pandeli Majko trondit PS: Janë 1 mijë orë video, jepni dorëheqjen!
Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije për Gazetën Panorama...
Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije për Gazetën Panorama Online se Pandeli Majko ka paralajmëruar ekzistencën e disa filmimeve kompromentuese, ku sipas informacioneve që ai pretendon se disponon, shfaqen eksponentë socialistë në video me përmbajtje erotike dhe korruptive.
“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të jetë shprehur Majko, sipas burimeve të Gazetës Panorama.al brenda PS-së.
Në këtë mënyrë, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të largohen nga funksionet e tyre përpara publikimit të mundshëm të pamjeve.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.