KOSOVA

Në Prishtinë protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt (VIDEO)

Kosova.Today ·

Me pankarta që bartin mesazhe dhimbjeje, zemërimi dhe kërkese për drejtësi, ka nisur në Prishtinë protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj kanë marshuar drejt...

Me pankarta që bartin mesazhe dhimbjeje, zemërimi dhe kërkese për drejtësi, ka nisur në Prishtinë protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së ndodhur të dielën në Vitomiricë të Pejës, nga i dyshuari Albert Sylaj, kunat i së ndjerës. Në protestë po marrin pjesë edhe familjarët e Arlindës.

“Arlinda, na fal që bota jonë ende nuk është e sigurt për gratë”, “Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar”, “Kurrë nuk ka arsyetim” dhe “A jam unë në radhë?” janë disa nga mesazhet që protestuesit kanë shpalosur.

Protestuesit tek Ministria e Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia jep detajet e fundit

08.11.2026

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

09.11.2026

Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë

09.11.2026

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

09.11.2026