MAQEDONIA

Sali priti Haxhiun në Qeveri: Lidhjet vëllazërore me Kosovën, vlerë që na bashkon

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski sot ka pritur në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Përmes...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski sot ka pritur në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Përmes një statusi në Fejsbuk, Sali ka theksuar rëndësinë e lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, të cilat, sipas tij, “mbështeten në historinë, gjuhën dhe kulturën e përbashkët”.

“Lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, të rrënjosura në historinë, gjuhën dhe kulturën tonë të përbashkët, janë një vlerë që na bashkon dhe na nxit të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimit të tyre në rrugën evropiane, me synim krijimin e më shumë mundësive, zhvillimit dhe sigurisë për qytetarët.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

MEPSO ndan 15 bursa për studentët, Latifi: Synojmë që talentet e rinj t’i bëhen pjesë ekipit tonë

09.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

09.11.2026

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

08.11.2026