SHQIPERIA

Progres-raporti, Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë, dera e BE e hapur

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të KE për Shqipërinë. Përmes një postimi në X Rama shprehet se në progres-raport Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, por shton se “detyrat përpara nesh janë ende...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të KE për Shqipërinë. Përmes një postimi në X Rama shprehet se në progres-raport Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, por shton se “detyrat përpara nesh janë ende të shumta”.

“Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian.

Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë. Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë. Momenti është optimal.

Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj. Kokën lart dhe përpara Shqipëri”, shkruan Rama.

LEXONI EDHE..

Progres-raportin për Shqipërinë: Më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit

Kos: Shqipëria përparim drejt BE-së, synimi për mbylljen e negociatave në vitin 2027

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet të rikthejë besimin e BE

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

The post Progres-raporti, Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë, dera e BE e hapur appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

08.11.2026

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026

Reforma territoriale nis fazën e dytë pa opozitën, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet komisionit

09.11.2026