SHQIPERIA

Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e pagave të magjistratëve, i kalon dosjen SPAK-ut

Kosova.Today ·

Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e një kallëzimi lidhur me ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve dhe ka vendosur t’ia kalojë çështjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet fjalë për procedimin penal nr. 440...

Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e një kallëzimi lidhur me ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve dhe ka vendosur t’ia kalojë çështjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Bëhet fjalë për procedimin penal nr. 440 të vitit 2026, të regjistruar pas kallëzimit të një punonjëseje të Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, e cila denoncoi drejtuesen e Degës së Thesarit në Berat, me pretendimin se i kishte shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar, për shkak të problematikave me përllogaritjen dhe kalimin e pagës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë hetimeve u konstatua se punonjësit e gjykatës nuk kishin marrë në kohë pagat e muajit gusht 2026, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me formulën e re të përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se për të njëjtin fakt penal kishte regjistruar procedim edhe SPAK-u, i cili po heton një rreth më të gjerë subjektesh, përfshirë edhe ato të hetuara nga Prokuroria e Beratit.

Për këtë arsye, Prokuroria e Beratit ka vlerësuar se SPAK është organi kompetent për vijimin e hetimeve dhe ka vendosur t’i kalojë këtij institucioni procedimin penal nr. 440/2026.

Prokuroria Berat – njoftim (1)Download

The post Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e pagave të magjistratëve, i kalon dosjen SPAK-ut appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera

16.11.2026

Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar

14.11.2026

Bllokohen 2 tentativa për futjen e mallrave kontrabandë në Kapshticë

15.11.2026

Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale

15.11.2026