SHQIPERIA

Gogu propozon katër masa për mbrojtjen e të miturve në kontakt me policinë

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka propozuar katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që bien në kontakt me organet ligjzbatuese. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Gogu propozoi...

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka propozuar katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që bien në kontakt me organet ligjzbatuese.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Gogu propozoi një formular të të drejtave në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, sigurimin e një avokati pa vonesë, njoftimin e hershëm të punonjësit të mbrojtjes së fëmijës dhe krijimin e të dhënave të përbashkëta ndërinstitucionale për monitorimin e këtyre garancive.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë për të Miturit 2027–2030 është në konsultim publik deri më 22 nëntor.

Ai njoftoi edhe punën për transformimin e institutit për të miturit, me fokus te arsimi, rehabilitimi dhe rikthimi në familje.

“Fëmija që ka gabuar duhet të dalë nga takimi me drejtësinë me shkollë, me profesion dhe me familjen pranë, jo me një dosje më shumë”, u shpreh Gogu.

The post Gogu propozon katër masa për mbrojtjen e të miturve në kontakt me policinë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

08.11.2026

Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror

08.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026