SHQIPERIA

Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës

Kosova.Today ·

36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë zhvillimit të protestës së djeshme kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas...

36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë zhvillimit të protestës së djeshme kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Sipas njoftimit të Policisë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

08.11.2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026

Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

09.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026