SHQIPERIA

Protesta e së hënës në Tiranë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës, procedohen 2 të mitur

Kosova.Today ·

Policia e Tiranës ka vendosur 16 masa administrative ndaj personave që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, dy të mitur janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se...

Policia e Tiranës ka vendosur 16 masa administrative ndaj personave që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, dy të mitur janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Sipas njoftimit të Policisë, masat administrative janë vendosur në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, pasi protestuesit bllokuan rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar lëvizjen e automjeteve.

Policia bën me dije se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit për lirimin e rrugës, personat në fjalë nuk iu janë bindur urdhrave të efektivëve.

Nga 16 masat administrative të vendosura, 14 janë dhënë ndaj personave të shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjera janë vendosur pas identifikimit të tyre përmes pamjeve filmike. Për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Policia tha gjithashtu se efektivët Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori për dy shtetas të mitur, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal.

Sipas Policisë, dy të miturit dyshohet se më 2 nëntor 2026, gjatë tubimit të organizuar nga studentët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të maskuar, kanë kryer veprime të kundërligjshme.

The post Protesta e së hënës në Tiranë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës, procedohen 2 të mitur appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

09.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

08.11.2026

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë gjatë vendosjes së gjobave

09.11.2026