KOSOVA

Protesta para Qeverisë, kërkohet llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt

Kosova.Today ·

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon për të tretën ditë me radhë protestë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Protesta po mbahet në kohën kur...

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon për të tretën ditë me radhë protestë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Protesta po mbahet në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Gjatë protestës, pjesëmarrëset kanë hedhur vezë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, ndërsa kanë tentuar të hyjnë brenda për të përcjellë konferencën e ministrave.

Ata kanë brohoritur “Dorëheqje!”, “Dilni jashtë!” dhe “Duam të hyjmë brenda!”, duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.

Protestueset kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para objektit të Qeverisë derisa të dalë kryeministri, për t’u njoftuar se çfarë vendimi ka marrë lidhur me këtë rast.

Protestueset po kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla dhe ministrit Sveçla, si dhe llogaridhënie institucionale për rastin.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bajrami: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve

09.11.2026

Imami shqiptar në Zvicër largohet nga postet pas zbulimit të deklaratës së vitit 2017 kundër Paradës së Krenarisë në Prishtinë

08.11.2026

Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët

09.11.2026

Enkel Rexhepi rizgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

09.11.2026