SHQIPERIA

Një grup protestuesish mblidhen përpara Kryeministrisë, policia i zhvendos (VIDEO)

Kosova.Today ·

Një grup protestuesish janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë përballur me policinë, e cila u ka kërkuar të zhvendosen. Fillimisht, protestuesit kanë kundërshtuar efektivët e policisë, ndërsa më...

Një grup protestuesish janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë përballur me policinë, e cila u ka kërkuar të zhvendosen.

Fillimisht, protestuesit kanë kundërshtuar efektivët e policisë, ndërsa më vonë janë zhvendosur me urdhër të uniformave blu.

Ndërkohë, në terren vihet re një numër i lartë efektivësh policie, të cilët janë vendosur në kordon, duke mos lejuar protestuesit të qëndrojnë përballë Kryeministrisë.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e mërkurë dhe të shtunë, studentët kanë paralajmëruar protestat e tyre kombëtare, me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

The post Një grup protestuesish mblidhen përpara Kryeministrisë, policia i zhvendos (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Delegacioni i BE-së në Shqipëri publikon mesazhin e Marta Kos: Përparimi më i madh në zgjerim që prej vitit 2002

16.11.2026

Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet

15.11.2026

Debat/ Nuk mund të flasim për protestën kur nuk jemi pjesë e saj! A ke qënë në shesh ti zotëri?

15.11.2026

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha nga GJKKO: Të gjithë të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë

16.11.2026